Logo

Rreth nesh

Misioni ynë?
Misioni ynë ngërthen në vete kombinimin e strategjisë me partnerët tanë drejt krijimit të ofertave me vlera, duke ruajtur  standardet më të larta të tregtisë sociale.
Çfarë është Citysale?    
Citysale është platformë e shpërndarjes së ofertave lokale dhe rajonale në qytete dhe zona të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë dhe shumë shpejtë të Maqedonisë. Në rolin e ndërmjetësit, Citysale shet Kuponë për shërbimet e bashkëpunëtorëve për një çmim me zbritje të veçantë, kohë të kufizuar dhe kufizim të caktuar të kuponave.
Logjika mbi të cilën Citysale bazohet është e demonstruar në mbarë botën që është fitimprurëse për kompaninë, për bizneset me të cilët bashkëpunohet dhe për klientët që blejnë kuponët.
Citysale e ka një platformë tejet të sofistikuar, duke përfshirë ueb faqen dhe aplikacionet për telefona të mençur (iOS dhe Android).
Platforma ofron një mori mundësish të manovrimesh, siç është mundësia që biznesi automatikisht të listoj produkte e të aktivizoj ofertat dhe që individët të përfitojnë pikë duke promovuar Citysale në rrjetet sociale, pikë të cilat kanë vlerë monetare dhe mund të përdoren për të blerë kuponë në Citysale.
Për më tepër, web faqja e Citysale automatikisht e detekton qytetin në të cilin vizitohet dhe në këtë mënyrë ofron ofertat përkatëse të qytetit përkatës.
Çfarë bën Citysale?
Më të rejat e fundit që ndodhin në qytetin tuaj vijnë përmes nesh si oferta ekskluzive. Vetëm në Citysale ju gjeni oferta të mahnitshme dhe shërbime të ndryshme rreth qytetit tuaj.
Ofertat nga restorante, nga moda e fundit dhe ofertat për aventura që të lënë pa frymë janë vetëm disa nga gama e madhe e shërbimeve që në sjellim çdo ditë tek ju. Njihuni më mirë me vendin që ju rrethon. Mësoni të parët të rejat e qytetit tuaj.
Ne sjellim shërbime cilësore tek ju sepse secili nga ju meriton për të shijuar gjithçka që kjo botë ka ofruar. Ne punojmë me parterët tanë për të krijuar oferta tërheqëse që ju mund të ndjeheni mrekullueshëm me to.
Citysale ju jep edhe një arsye që ju të ndjeheni mrekullueshëm. Ne ndajmë një pjesë të donacionit për bamirësi për çdo shitje! 
Vizioni ynë na udhëzon që të përfshijmë përgjegjësinë sociale në kompaninë tonë.  Duke sjellë komunitetin së bashku me oferta të mëdha ne shpresojmë për të realizuar qëllimet tona ambicioze duke bërë një ndryshim në jetën e njerëzve.
Kush jemi ne? 
Jemi një grup njerëzish nga shoqëria juaj, të motivuar të kontribuojmë në të mirë të shoqërisë.
Etja për të krijuar përvoja emocionuese për klientët tanë dhe synimi për të sjellë tek ju atë që është cilësore por me kosto shumë më të ulët na ka bërë bashkë drejt sfidimit të aftësive tona për të krijuar më të mirët për klientët tanë.
Për më shumë pyetje mos ngurroni të na dërgoni e-mail në info@citysale.al ose na telefononi në 044 801112 ose në 069 4070710. Ju mund të na kontaktoni edhe përmes chat-it në ueb faqe i cili gjendet në këndin e poshtëm të anës së djathtë në www.citysale.al