Logo

Pyetje, përgjigje

1. Si funksionon Citysale?
Citysale ju ofron çdo ditë lloje të ndryshme të ofertave në qytetet e selektuara. Këto oferta vijnë nga fusha të ndryshme si: nga restaurante, shërbime e produkte të ndryshme, udhëtime si dhe aktivitete të ndryshme shoqërore.
Citysale sjellë brende të njohura vendore dhe botërore. Klientët mund të marrin më të mirën nga ofertat ekskluzive, kurse bizneset fitojnë më shumë klientë. Prandaj të dyja palët janë fitues!
2. A duhet të paguajmë për anëtarësim?
Në asnjë mënyrë! Anëtarësimi është falas. Duhet të paguani vetëm për çmimin final të produktit.
3. Si të abonohemi përmes e-mailit për ofertat?
Nëse dëshironi që të jeni në hap me çdo ofertë që kalon në Citysale, atëherë regjistrohuni duke klikuar Regjistrohu. Për më shumë detaje rreth procesit të regjistrimit dhe blerjes, ju lutem shikoni videon.
4. Nëse nuk plotësohet vlera minimale e shitjes së numrit të kuponëve,a do të bëhet pagesa përmes kartelës time të kreditit?
Jo. Ne bëjmë pagesën përmes kartelës së kreditit tuaj vetëm kur oferta të jetë në vazhdim dhe nëse numri i transaksioneve të shitjeve e kalon numrin e sasisë minimale të dhënë. Nëse dështon të plotësohet vlera minimale e shitjes së kuponëve, atëherë kjo ofertë do të anulohet dhe kredit kartela juaj nuk do të bëjë pagesë.
5. Si ta blej një ofertë?
Për të kuptuar se si mund të bëni blerjen e ofertave të Citysale, klikoni Si Funksionon?
6. Si mund ta marr kuponin?
Pasi të konfirmohet pagesa, kuponi juaj do të shfaqet në llogarinë personale si dhe do të pranoni një e-mail me certifikatën e blerjes. Kontrolloni llogarinë tuaj dhe printoni kuponin.
7. A duhet t’i printoj kuponët e blerjes?
Po. Ju lutem printoni kuponin tuaj të blerjes. Këtë kupon ju do t’ia paraqisni biznesit që të merrni produktin/shërbimin që e keni blerë në Citysale.
8. Nëse nuk e kam pranuar kuponin për blerje, çfarë ndodhë?
Kyçuni në llogarinë tuaj. Nëse ende nuk e keni pranuar kuponin, ju lutem na kontaktoni dhe ne do të ju ndihmojmë ta zgjidhni problemin.
9. Si ta shndërrojmë kuponin në shërbim/produkt?
Kjo realizohet me rastin e dorëzimit të certifikatës tek biznesi nga i cili Citysale ka nxjerrë ofertën. Ju lutem lexoni me kujdes udhëzimet në kupon për të kuptuar se si mund ta shfrytëzoni atë.
10. Sa zgjatë vlefshmëria e kuponit?
Periudha e vlefshmë risë së kuponit ndryshon nga oferta në ofertë. Për të kuptuar zgjatjen e vlefshmërisë së kuptonit të një oferte të caktuar, ju lutem shikoni Kushtet e ofertës përkatëse.
11. A mund t’i dhuroj kuponët si dhuratë?
Natyrisht. Ju mund të klikoni direkt tek blerja e kuponit për mikun, ta konfirmoni pagesën dhe kuponi automatikisht dërgohet në e-mail adresën e mikut tuaj të dhënë nga ju.
12. A mund ta përdorë miku im kuponin nëse kuponi është në emrin tim?
Natyrisht. Por një kupon mund të shfrytëzohen vetëm njëherë.
13. A mund t’i përdorë kuponët e Citysale për promocione të tjera?
Jo. Kuponët e ofertave të Citysale të cilat ne ju ofrojmë anëtarëve janë për oferta ekskluzive, jo për oferta promocionale.
14. Periudha e vlefshmërisë së ofertës ka mbaruar.A mund të blej sërish zbritjen?
Jo. Për këtë arsye ne i inkurajojmë të gjithë për t’u regjistruar pa pagesë si anëtarë, për të pranuar oferta të modifikuara nga Citysale në e-mail. Nëse nuk jeni anëtar, bëhuni tani! Mos humbisni ofertat ekskluzive të Citysale!
15. A mund ta anuloj porosinë apo të rimbursohem?
Po, përderisa pagesa nuk është konfirmuar, mund ta anuloni porosinë. Nëse pagesa është konfirmuar dhe kuponi është dërguar, nuk mund ta anuloni porosinë. Lidhur me politikat e rimbursimit ju lutem klikoni Mënyrat e Pagesës.
16. Si të bëhem partner i biznesit tuaj?
Për më shumë rreth partneritetit ju lutem klikoni Krijo Partneritet
Faleminderit që keni zgjedhur Citysale për të shfaqë imazhin e mirë të kompanisë tuaj.
17. Cilat janë politikat e privatësisë tuaj?
Ju lutem lexoni Politikat e Privatësisë.
Për më shumë pyetje mos ngurroni të na dërgoni e-mail në info@citysale.al ose na telefononi në:
044 801112 ose në 069 4070710